Avokati i deputetës Vrenezi thotë se dënimi me tre vite burg ishte befasi: Kemi pritur vendim lirues

Avokati i deputetës Vrenezi thotë se dënimi me tre vite burg ishte befasi: Kemi pritur vendim lirues

Urim Vokshi, avokat i deputetës së Vetëvendosjes  Jetmire  Vrenezi, e cila u dënua sot me tre vite burgim për keqpërdorim të pozitës zyrtare të mbajtur në të kaluarën, ka thënë se verdikti i sotëm ishte ai që s’e prisnin.

“Ishte befasi për ne, duke marrë parasysh akuzën dhe provat në të cilat mbështetet. Kemi pritur vendim lirues sepse bëhet fjalë për veprime që Vrenezi i ka bërë si inspektore, që ka të bëjë me rrënimin e një ndërtimi pa leje. Aktgjykimin nuk e kemi pranuar ende, mirëpo me ta pranuar do ta apelojmë në Gjykatën e Apelit”, është shprehur Vokshi për Klan Kosovën.

Ai ka treguar se Vrenezi e ka pritur vendimin me shqetësim, pasi që ka pritur që të lirohej nga akuzat.

“Ndërkaq, për dorëheqjen nuk kemi biseduar dhe nuk kam ndonjë version për këtë”.

Related Articles