Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme është takuar me ambasadorët e vendeve të QUINT-it, shkruan GazetaEnigma.
Përmes një komunikate nga Presidenca, kanë zhvilluar takime me amabsadorët veç e veç.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pritur në takime të ndara ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu, ambasadoren e Francës Marie-Christine Butel dhe të ngarkuarit me punë të ambasadës së Britanisë së Madhe Jacob Webber dhe të Gjermanisë Jan-Axel Voss”, thuhet në komunikatë.
Tutje, Presidenca ka bërë të ditur se Osmani me ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë të shteteve të Quint-it ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe kontinentin evropian, me theks të veçantë në koordinimin në politikën e jashtme./ GazetaEnigma