Një i mitur është gjendur pa shenja jete nga vëllai i tij në shtëpinë e tyre, ndërsa nga policia kjo është cilësuar si vdekje e dyshimtë, raporton Gazeta “Enigma”.
Policia tutje ka njoftuar se njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.
“Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për Obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh nga Policia e Kosovës. /Gazeta Enigma/