Peshkatarët vërejnë një trup të pajetë në lumin e fshatit Deiq në Klinë

Një trup i pajetë sot është vërejtur nga disa peshkatarë në komunën e Klinës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku i njëjti ka thënë se peshkatarët kanë provuar ta nxjerrin trupin nga lumi, por pa sukses.

“Sot rreth orës 08:15 të mëngjesit, policia është njoftuar nga disa peshkatarë në fshatin Deiq të Klinës, se derisa ishin duke peshkuar kanë vërejtur një trup të cilin e ka bartur uji, por pa sukses, sepse dikur i njëjti më vonë u ka ikur nga sytë. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit dhe FSK-ja”, ka thënë Gashi për Enigmën.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur policia, zjarrfikësit dhe janë njoftuar edhe njësiti kompetent i FSK-së për shpëtim.

Related Articles