Mbrojtësi i krahut të djathtë, Edvin Kurtulus u bë i padiskutueshëm te Kosova U21, bile te “Dardanët” ai ishte edhe kapiten i dytë te U21.
Federata e Futbollit e Kosovës në krye me trajnerin Alain Giresse ia dhanë besimin mbrojtësit të krahut Edvin Kurtulus duke e ftuar për ndeshjet e qershorit.
Gazeta Enigma mëson se Kurtulus është afër dezertimit nga “Dardanët”, pasi ka marrë ftesë edhe nga Suedia.
Kurtulus është i tunduar nga oferta e Suedisë, duke e befasuar FFK-në dhe trajnerin Alain Giresse që ia dha besimin duke e ftuar në ekipin e parë.
Por, rikthehemi në një kohë pas dhe e kujtojmë dezertimin e sulmuesit Andi Zeqiri i cili kishte pranuar t’i bashkohej Kosovës duke bërë fotografi me kryetarin e FFK-së Agim Ademin, por në fund zhgënjeu të gjithë duke iu bashkua Zvicrës.
Gjestet dhe sjellja e Kurtulusit nuk arsyetohet në asnjë mënyrë edhe pse zgjedhja e lire e lojtarit, por 22-vjeçari duhet ta kujtojnë Andi Zeqirin i cili më shumë nuk po ftohet nga Zvicra sesa po ftohet, edhe në ato ndeshje kur ftohet nga helvetikët e nxeh bankën e rezërvistëve.
Siç mëson Gazeta Enigma, FFK është shumë e habitur me lojtarë të tillë si puna e Edvin Kurtulus q rritet e zhvillohet te Komëbtarja e Kosovës e dezertojnë pa asnjë hamendësim duke zgjedhur shtetet e tjera.
Kosova dhe ‘Dardanët’ nuk do t’ia falin Edvin Kurtulusit nëse zgjedh Suedinë para Kombëtares së Kosovës./GAZETA ENIGMA/