Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, së fundmi ka shpalosur detaje për shqipatrët e kthyer nga Siria, shkruan GazetaEnigma.
Sveçla ka treguar se Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Qeverinë e Shqipërisë, kanë arritur t’i kthejnë dy shtetas kosovarë nga zonat e konfliktit në Siri.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri Sveçla, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ku ka thënë e institucionet do të jenë në gjendje gatishmërie që të angazhohen maksimalisht për mirëqenien e qytetarëve.
Postimi i plotë:
Si Qeveri e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë sot kthyem dy shtetas tanë nga zonat e konfliktit në Siri. Kjo është vazhdimësi e angazhimit të Qeverisë së Kosovës për rikthimin dhe riintegrimin e qytetarëve tanë që ka filluar nga viti 2019.
Jemi të lumtur që jemi shtet lider global në luftën kundër terrorizmit duke zbatuar kështu me përgjegjësi të lartë obligimet tona si shtet anëtar i Koalicionit Global kundër ISIS.
Si institucione do të jemi në gjendje gatishmërie në çdo kohë dhe do të angazhohemi maksimalisht për mirëqenien e qytetarëve tanë por gjithmonë duke pasur parasysh që çdo veprim kundër ligjeve të Republikës së Kosovës dënohet sipas masave që përcaktohen nga ligjet.
Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e këtij procesi, do të kërkoja mirëkuptim dhe respektim të privatësisë së të kthyerve dhe familjarëve të tyre.