Një ngatërresë mes të rinjve ka përfunduar me të plagosur sot në Ferizaj, shkruan Gazeta Enigma.
Përleshja, motivet e së cilës ende nuk dihen ka eskaluar në përdorimin e thikës, me ç’rast një 35-vjeçar është therur nga një person.
Lajmin per Gazeten Enigma e ka konfirmuar, prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Valdet Aliu.
Ndersa eshte raportuar se brenda emergjences kanë njoftuar se viktima fillimisht është trajtuar në Spitalin e Ferizajt e më pas është transferuar në QKUK, për shkak të lëndimeve të rënda.
Sipas informacioneve të para, deri më tani nuk ka të arrestuar për këtë rast.
Redaksia jone do t’ju mbaje te informuar lidhur me kete rast. /GazetaEnigma/