Avni Klinaku, nga Lëvizja për Bashkim, ka treguar në emisionin Pressing në T7, se kush e shtyu kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të aplikojë për statusin e veteranit të UÇK-së.
Klinaku fillimisht thotë se Kurti nuk ka dashur të aplikojë, por që e ka shtyrë Rexhep Selimi pas konsultimeve me të, Dardan Molliqajn dhe Liburn Aliun.
“E ka pasur një hezitim të madh. E ka trajtuar këtë çështje politikisht, jo juridikisht dhe e ka pyetur Dardan Molliqajn, Liburn Aliun dhe Rexhep Selimin. Selimi e ka shtyrë të aplikojë, pasi i ka thënë këtu po sulmohemi. Ti ke me apliku dhe e merr se ke qenë në zyrë. Hezitimet e tij i ka pasur. Ndoshta hezitimet i ka pasur që nuk ka luftuar dhe nuk e ka dashur parimisht, por e ka shtyrë Rexhep Selimi. Këto janë fjalë që i ka thënë vet ai”, tha ai.