Klubet kosovare kanë hyrë në ditë e nxehta sa i përket merkatos verore.
Skuadra e Prishtinës në krye me Ismet Munishin ka nisur punën për t’u përgatitur për sezonin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme.
Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se Prishtina është afër marrëveshjes me sulmuesin anësor Hasan Hysnin e cili shkëlqeu në sezonin e kaluar te Malisheva.
Hasan Hyseni sulmues i krahut në sezonin e kaluar i ka bërë 31 paraqitje në Superligë duke i shënuar shtatë gola dhe tre asistime.
Forma e mirë e 25-vjeçarit ka bërë që ta zgjojë interesimin e Ismet Munishit që pritet shumë shpejtë të bashkohet me të, te Prishtina./GAZETA ENIGMA/