Ndeshja kryesore e javës 33-të, padyshim zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan, mes rivalëve lokal Gjilani dhe Drita.
Skuadra e Ismet Munishit, SC Gjilani, e konsoliduar në mesin e tabelës, me komoditet dhe pa presionin e domosdosë së epilogut, i hynë kësaj sfide pasi rezultati përfundimtar i saj nuk ka rëndësi të theksuar sa i përket synimeve përfundimtare të saj. Megjithatë vet Munishi ka deklaruar se hynë në këtë sfidë me synim për fitore. Në anën tjetër skuadra e Dritës fitoren e ka imperative të vetëm pasi vetëm rezultati pozitiv e mbanë në hap me FC Prishtina dhe FC Ballkani në luftë për titull kampioni.
Ndërsa FC Prishtina nuk pritet të ketë probleme të mëdha në Pejë, me skuadrën vendëse, FC Besa, e cila tashmë është përshëndetur nga Superliga, ndërkohë që fitorja e kryeqytetasve nga kjo sfidë është imperative i vetëm për të qëndruar edhe një javë aty ku është, në krye të tabelës.
Ndeshje mjaft interesante pritet të jetë FC Feronikelit – Trepça ’89, pasi të dy skuadreat i hyjnë sfidës me synim për fitore dhe ikje nga zona e rrezikshme.
Edhe takimi mes Drenica vs Llapit pritet të jetë i rëndësisë veçantë, kur dihet rivaliteti i dy skuadrave në vazhdimësi, por edhe gjendja aspak e kënaqshme e tyre në tabelë.
Punë paksa më të lehtë pritet të ketë skuadra e Ballkanit që e pret Arbërinë, porse aspak të sigurtë nuk e ka fitoren pasi skuadra nga Dobraja ka dëshmuar sa e sa herë se është fare e papërshtatshme në takime vendimtare.