“S’ka si Tirona jo”, shkroi Erion Veliaj, kur festivali Sunny Hill u vendos të bartej atje. Sot kur në ato data u rivendos që “Sunny Hill” i Dua Lipës të mbahet në Prishtinë, Veliaj shprehet i lumtur.
Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj është shprehur “shumë i lumtur” për këtë, duke e cilësuar si “një super lajm për të gjithë”.
“Sunny Hill Festival – Edhe në Prishtinë, edhe në Tiranë! A jeni gati për një super verë elektrizuese në të dyja kryeqytetet shqiptare? Jam shumë i lumtur që edicioni special i këtij viti i “Sunny Hill Festival”, do të mbahet në Prishtinë në datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht, kurse në Tiranë në datat 26, 27 dhe 28 gusht. Një super lajm për të gjithë! BASHKË!’, shkruan Veliaj.
Pas një debati njëjavor, prej kur u njoftua se ky festival po anulohej në Prishtinë, Qeveria e Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe “Sunny Hill” dolën me një deklaratë të përbashkët ku njoftuan për rikthim.
“Sunny Hill Festival” do të mbahet në Prishtinë në datat 4, 5, 6 dhe 7 gusht, siç kishte qenë në fillim, kurse në Tiranë më datë 26, 27 dhe 28 gusht.