Skuadra e Dritës mbërrin në Finlandë për ndeshjen ndaj Inter Turkut

Skuadra e Dritës mbërrin në Finlandë për ndeshjen ndaj Inter Turkut

Skuadra kosovare Drita ka mbërritur në Finlandë ku do të përballet të mërkurën me skuadrën finlandeze Inter Turku në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Konferencës.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Ardian Nuhiu tani ka mbërritur në Finlandë dhe do të akomodohet në hotel para se ta zhvillojë stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme.

Gazeta Enigma sjellë foto të Dritës nga mbërritja e tyre në Finlandë.

Inter Turku dhe Drita do të luajnë nesër nga ora 17:00 në stadiumin “Veritas Stadion” në Turku./GAZETA ENIGMA/

Related Articles