Një grua në fshatin Bardhosh të Prishtinës është sulmuar seksualisht nga një burrë, bën të ditur Policia e Kosovës.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktimës iu është ofruar tretmani mjekësor, kurse njësitet policore janë duke e hetuar rastin, shkruan Gazeta Enigma.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një person i panjohur i gjinisë mashkullore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.