SC Gjilani nesër takohet me FK Liepajan në raundin e parë të UEFA Conference League.Ekipi i Zekrija Ramadanit, SC Gjilani do ta mirëpresë FK Liepajan me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
Para këtij ballafaqimi, “Skifterat” kanë marrë një lajm shumë të mirë.
GazetaBlic Sport mëson se mesfushori i Gjilanit, Besar Musolli ka lënë pas lëndimin dhe pritet të grumbullohet me ekipin për ndeshjen ndaj Liepajas.
Megjithatë, Musolli nuk do të startojë në këtë duel, por do të jetë në dispozicion të trajnerit për t’u inkuadruar në lojë gjatë ballafaqimit.
Kujtojmë se SC Gjilani futet në këtë duel me tri mungesa, pasi Edison Kqiku, Torrasa dhe Mevlan Zeka nuk do të jenë në gjendje të luajnë.