ZYRTARE: Pogba kthehet në Juventus, rimerr numrin 10

ZYRTARE: Pogba kthehet në Juventus, rimerr numrin 10

Mesfushori francez, Paul Pogba edhe zyrtarisht është kthyer në në Juventus.

Francezi sot është prezantuar nga italianët ani pse në Torino kishte mbërritur që nga dita e shtunë.

29-vjeari do ta bartë përsëri numrin 10 te Bianconerët.

Kujtojmë  që Pogba iu bashkua Juventusit si transfer i lirë nga Manchester Unitedit.

Mesfushori i Kombëtares së Francës, në vitin 2016 u largua nga Juventusi për t’iu bashkuar Unitedit, por pas 6 viteve qëndrim në Premierligë është rikthyer përsëri në Itali, atje ku dhuroi emocione, fitoi tituj me fanelën bardh e zi.

Related Articles