Ambasada e Finlandës është shprehur thellësisht e shqetësuar për sjelljen dhe gjuhën e përdorur në seancën e së enjtes të Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.
Në një reagimin të Ambasadës nënvizohet se Kuvendi i Kosovës është vendi ku miratohen të gjitha ligjet, ratifikohen traktatet ndërkombëtare. “Në këto kohë të vështira, kur qytetarët e Kosovës po luftojnë me COVID 19, Ambasada e Finlandës shpreson për një lloj tjetër standardesh nga akterët e zgjedhur nga qytetarët e tyre. Uniteti dhe bashkëpunimi është shumë i nevojshëm tani”, thuhet në reagim.
LEXO EDHE: Nagavci për përplasjen në Kuvend: Hajdar Beqa më ka shtyrë dhe ja kam kthyer
Po ashtu, ambasada citon një thënie të Aristotelit “Çdokush mund të zemërohet – kjo është e lehtë. Por të jesh i zemëruar me personin e duhur, në shkallën e duhur, në kohën e duhur, për qëllimin e duhur dhe në mënyrën e duhur – kjo nuk është e lehtë”.
Ndryshe, në seancën e së enjtes ka pasur përplasje në mes pozitës dhe opozitës pas deklaratave të Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës/Gazeta Enigma