Florian Marku njoftoi këtë të hënë se Miguel Parra do të jetë kundërshtari i tij i radhës.
Marku me Parran do të përballet më 25 gusht, teksa meçi do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, në Tiranë.
29-vjeçari në këtë meç do të luftojë për titullin e dytë në karrierën e tij si boksier profesionit, atë të “WBC Silver Interim”.
Boksieri nga Lushnja bëri të ditur se biletat do të dalin në shitje të enjten, në “https://al.ebileta.al/”.
Marku shtoi se informacione tjera rreth shitjes së biletave do të zbulohen në ditët e ardhshme.
Për këtë meç, Florian Marku u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të jenë prezent në stadium, në ditën se kur do të zhvillohet edhe meçi.