Skuadra e Ballkanit sonte do të luajë ndaj La Fioritas në raundin e dytë kualifikues të UEFA Conference League.
Ballkani dhe La Fiorita takohen me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet në ndeshjen kthyese.
Ndeshja e parë e luajtur në San Marino i takoi ekipit kampion të Kosovës që fitoi me rezultatin e thellë 0:4, me golat e Meriton Korenicës, Albion Rrahmanit (2) dhe Albin Berishës.
Kalimi tutje është pothuajse i siguruar nga Ballkani, që sonte vetëm duhet ta bëjë detyrën që të zyrtarizojë raundin e tretë të Conference League.
Me kalimin tutje, FC Ballkani do të fitojë 350 mijë euro nga UEFA.
Në këtë ballafaqim për Ballkanin pritet të mungojë Bajram Jashanica, kurse në dyshim është Lindon Emërllahu.