Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, ka reaguar pasi u hoqën bllokadat në veri të vendit dhe tashmë është liruar qarkullimi për lëvizjen e qytetarëve dhe mallrave.
Megjithatë, Geoana u shpreh se ka biseduar me Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Ferenc Kajari, për gjendjen që është krijuar në vendin tonë.
Ai shtoi se KFOR-i është i gatshëm për ndërhyrje në veri të vendit nëse rrezikohet stabiliteti.
“Fola me komandantin e KFOR-it, Ferenc Kajári për situatën në Kosovë. KFOR-i po monitoron nga afër dhe mbetet i përgatitur për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të Kosovës, bazuar në mandatin e OKB-së”, u shpreh Geoana në Twitter.
Spoke with @NATO_KFOR Commander MG Ferenc Kajári about the situation in #Kosovo.
KFOR is closely monitoring & remains prepared to intervene if stability is jeopardised in the North of Kosovo, based on its @UN mandate. pic.twitter.com/geV6cNWRyF— Mircea Geoana (@Mircea_Geoana) August 1, 2022