Chelsea dhe Tottenham kanë barazuar me rezultat 2-2, ndeshje e vlefshme për xhiron e 2-të në Premierligë, shkruan Gazeta Enigma.
Kalidou Koulibaly i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 19-të me një gol të bukur pas asistimit të Cucrellës.
Mysafirët e barazuan rezultatin në minutën e 68-të me Hojbjergin.
Reece James e riktheu epërsinë e vendasve në minutën e 77-të pas asistimit të Sterlingut.
Harry Kane e barazoi rezultatin në minutën e 90+6.
Pas këtij barazimi të dy skuadrat grumbullojnë nga katër pikë me një fitore dhe një humbje.
The points are shared at Stamford Bridge ????#CHETOT pic.twitter.com/xGJCQ6jpaQ— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) August 14, 2022