Meqenëse kohëve tё fundit kanë ndodhur disa raste incidente ku tё miturit kanë përdorur armë tё ftohta, sprej dhe elektroshok dhe në shumicën e rasteve të dyshuarit kanë deklaruar se armët e përdoruara i kanë blerë në treg, policia ka bërë një kontrollë në “çarshinë e gjatë” në Pejë.
Nga shitësit ambulantë janë sekuestruar 105 thika, tri shufra metalike, 11 boksa metalik, kater Sprej dhe një elektroshok, raporton Gazeta Enigma.
“Njёqind e pesё (105) mjete tё mprehta (thika) lloje tё ndryshme, tri (3) shufra metalike, njёmbёdhjetё (11) boksa metalik, katёr (4) OC Sprej dhe njё (1) elektroshok”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, i cili pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё liruar nё procedurё te rregullt.
“Policia e Kosovёs nё vazhdimësi do tё bёjё sekuestrimin e mjeteve tё ndaluara me ligj, tё cilat rrezikojnë sigurinё e përgjithshme”, thuhet në njoftimin e policisë.