Ish-ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, e ka korrigjuar emisarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në postimin ku ai njoftoi për takimin me liderët e opozitës në Kosovë.
Lajçak tha se dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është “në interesin kombëtar të Kosovë”. Por Haradinaj-Stublla i reagoi duke thënë se ajo për çfarë shkroi Lajçak “i kapërcen kufijtë e Kosovës”.
“Nuk ka asnjë interes kombëtar të Kosovës. Sigurisht që ka një interes shtetëror të Kosovës. ‘National’ i kapërcen kufijtë e Kosovës së sotme”, ka shkruar ish-kryediplomatja.
There is no national interest of Kosovo. There certainly is a state interest of Kosovo. ‘National’ transcends the borders of present-day Kosovo. https://t.co/v7rbQydtV3— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) August 24, 2022
Haradinaj-Stublla e pati një vërejtje edhe për liderët e opozitës. Ajo i kritikoi ata që s’e morën me vete asnjë anëtare grua nga partitë në takimin me emisarin Lajçak.
Burrat e politikës kosovare ????♀️ pic.twitter.com/ryiOL3Wp6h— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) August 25, 2022