Aksident i rëndë në magjistralen Pejë-Gjakovë, lëndohen katër persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Pejë-Gjakovë në fshatin Hereq.

Sipas pamjeve të publikuara në Facebook, shihet se janë përfshirë tri vetura.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.

“Mbrëmë rreth orës 23:25 në fshatin Hereq komuna e Gjakovës ka ndodhur aksident trafiku mes tri veturave, ku përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, ndihmë mjekësore kanë kërkuar katër persona”, ka thënë Elezaj.

Ai ka shtuar se njësia rajonale e komunikacionit rrugor i është përgjigjur rastit  si dhe është njoftuar prokurori kompetent.

Related Articles