Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe, ka zbuluar për “New York Times” se presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka ndaluar transferimin e tij te Real Madridi.
Thirrjen e presidentit Macron nuk e kishte imagjinuar Mbappe.
“Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të flisja me presidentin për të ardhmen time, kështu që është diçka e çmendur, vërtetë diçka e çmendur. Më tha që dua të rrish këtu, nuk dua të largohesh tani pasi je kaq i rëndësishëm për vendin. Ai më tha se ke kohë të largohesh, mund të rrish edhe pak. Sigurisht, kur presidenti ju thotë këtë, kjo ka rëndësi”, tha Mbappe.
Francezi nuk e përjashton mundësinë e kalimit te Reali në të ardhmen.
Ai ka thënë se asnjëherë nuk mund ta dini se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.
“Asnjëherë nuk e dini se çfarë do të ndodhë. Nuk ke qenë kurrë atje, por duket sikur është si shtëpia jote, apo diçka e tillë”, tha Mbappe.
Ai ka qenë i lidhur që një kohë të gjatë me një kalim te Real Madridi.
Madje, transferimi i tij pritej të ndodhte në këtë verë, por në momentet e fundit, PSG-ja reagoi duke i ofrua kontratë të cilën nuk mundi ta refuzojë sulmuesi francez.
Mbappe firmosi me PSG-në deri në vitin 2025.