Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot pas seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e cila zgjati pak më pak se një orë, se është diskutuar për pozitën e Serbsë dhe serbët që jetojnë në Kosovë.
“Në seancë folëm dhe bëmë një analizë të gjendjes dhe pozitës së Serbisë dhe serbëve në Kosovë, sidomos pas vendimeve të njëanshme të Prishtinës. Kemi diskutuar edhe për vlerësimin e situatës së sigurisë në lidhje me paradën”, tha Vuçiq.
Ai tha se Serbia është bërë dëm kolateral i konfliktit në mes të fuqive të mëdha.
“Ne jemi bërë edhe një herë dëmi kolateral i konfliktit mes të mëdhenjve dhe sjelljes së tyre joparimore, Putini e ka ngritur perden dhe të gjithë duhet të deklarojnë se në cilën anë të perdes do të jenë”, thotë Vuçiq.
“Përfaqësuesit e shteteve më të fuqishme evropiane, të cilët thonë se kanë mbështetjen e ShBA-së dhe Turqisë, besojnë se në kushtet kur ka luftë në Evropë, konfliktet e reja nuk janë të nevojshme dhe se është e rëndësishme të arrihen zgjidhje të problemeve sa më shpejt të jetë e mundshme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe një marrëveshje, që do të nënkuptonte njohjen e çdo gjëje që ata mendojnë se është realitet”, tha ai.