Bayern Munichu është ballafaquar edhe me një tjetër lëndim në skuadër, para ndeshjes së rëndësishme në Ligën e Kampionëve javën tjetër.
Si Bayerni ashtu edhe Barcelona i fituan ndeshjet e para të Grupit C, që vlerësohet si “grupi i vdekjes”.
Bayerni fitoi ndaj Interit 2:0, ndërsa Barcelona mposhti Viktoria Plzenin 5:1.
Megjithatë, gjiganti i Bundesligës pritet të jetë pa francezin Kingsley Coman në ndeshjen ndaj Barçës, ka shkruar mediumi spanjoll “Marca” të premten.
Gazeta spanjolle ka njoftuar po ashtu se Coman mund të mungojë deri në pushimin e përfaqësueseve.
Comani u largua nga stërvitja e së premtes, një ditë para ndeshjes që Bayerni e luan kundër Stuttgartit në Bundesligë.