Burrë e grua janë therur me thikë nga një i dyshuar në Rahovec.
Sipas dëshmitarëve i dyshuari vuan nga probleme psikike.
Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetë, njofton policia.
Njoftimi i plotë i policisë:
VRASJE NË TENTATIVË/Rahovec 10.09.2022 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar me mjet të mprehtë viktimat, një mashkull dhe një femër kosovar (burrë e grua) duke ju shkaktuar lëndime trupore. Sipas dëshmitarëve i dyshuari vuan nga probleme mendore. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
/Gazeta Enigma/