Para nëntë vjetësh një pjesëtar i misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, është vrarë në veriun e Kosovës.
Audrius Senavicius, doganieri 35-vjeçar lituanez, ishte vrarë në afërsi të Zveçanit nga persona të armatosur.
Senavicius ka shërbyer në misionin e EULEX-it prej gushtit 2012. Ai ka lënë pas vete gruan dhe dy fëmijë.
Misioni i EULEX-it në Kosovë ka ofruar shpërblim prej 82.000 eurosh për informata që shpijnë në arrestimin dhe dënimin e autorëve të vrasjes./kp/