Ai është gati të ketë përparimin e tij të madh në Malmo. Por, realisht nuk ishte planifikuar fare që Patriot Sejdiu të luante me kampionët në fuqi këtë sezon.
Në një intervistë për “Expressen”, mesfushori 22-vjeçar ka folur për rrugën e tij të papritur në njëmbëdhjetëshin e Malmos, pse i ka ngelur pseudonimi “Totti” dhe dashuria e tij për atdheun e tij Kosovën.
“Nuk them jo nëse thërret përfaqësuesja e Suedisë, por më mirë do të kisha zgjedhur Kosovën”, ka thënë ylli i ri i kampionëve të shumëfishtë suedezë.
Sejdiu është zhvilluar te Malmo, skuadër me të cilën ka kontratë deri në fund të vitit 2024. Në 15 ndeshje me Malomon, ish-sulmuesi i U20 të Suedisë dhe Kosovës U21, ka shënuar katër gola në 15 paraqitje.