Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar sërish pas fjalimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, raporton Gazeta Enigma.
Rama, përveç gjenocidit të kryer në Kosovë nga Serbia foli edhe për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
E për këtë, ish-ambasadorja kosovare në ShBA tha krerët e shtetit kanë urrejtje për Ramën.
“Kur urrejtja për një njeri është më e madhe se dashuria për Kosovën. Kaq për heshtjen shurdhuese të Presidentes, Kryeministrit, Ministres së Jashtme, karrshi fjalimit të Kryeministrit Rama dje në OKB”, shkroi ajo në Facebook.