Historia e Lionel Messit dhe Barcelonës nuk pati fundin që meritonte, por është një histori që thjesht mund të jetë në pauzë, në pritje të rifillimit.
Klubi katalanas dëshiron që ylli argjentinas të kthehet në një mënyrë apo tjetër dhe po planifikon disa opsione.
Joan Laporta ka formula të ndryshme të mundshme për të riparuar marrëdhëniet mes Blaugranëve dhe lojtarit më të madh që ka veshur ndonjëherë fanellën e tyre.
Presidenti i Barcelonës e konsideron këtë një çështje që kërkon zgjidhje urgjente. Një mundësi është që klubi të organizojë një nderim të madh për Messin dhe gjithçka që ai bëri për Blaugranët.
Ky plan do të përfshinte gjithashtu bërjen e tij një ambasador të klubit në mbarë botën. Opsioni tjetër, ai pak më kompleksi, është kthimi i shtatë herë fituesit të Topit të Artë në Camp Nou si lojtar, si lojtar i Barcelonës.
Xavi do të ishte shumë i interesuar për këtë, por do të ishte një operacion i madh ekonomik.
Marrëdhënia Messi – Laporta
Marrëdhënia mes Laportës dhe Messit tashmë është rikuperuar dhe konsiderohet e mirë, pavarësisht mënyrës sesi argjentinasi u largua nga klubi.
Disa burime bëjnë me dije se ata kanë qenë në kontakt me telefon, edhe pse përfaqësuesit e Messit e mohojnë këtë. Argjentinasi, megjithatë, kurrë nuk e ka përjashtuar mundësinë e kthimit në Barcelonë, një vend që ai e konsideron si shtëpi në shumë mënyra.
Në të vërtetë, ai nuk e ka shitur shtëpinë e tij në Castelldefels dhe ende e viziton herë pas here. Sezonin e kaluar, Messi shpesh shfaqej i pakënaqur në Paris.
Në fushë gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç pritej dhe thashethemet sugjerojnë se edhe adaptimi jashtë fushës nuk ka qenë i qetë, megjithëse gjërat duket se po përmirësohen në atë aspekt.
Çfarë roli mund të ketë Messi te Barcelona?
Në një mënyrë apo tjetër, Barcelona nuk ka asnjë dyshim se ata duan të kthehet Messi dhe duan të njohin karrierën e tij në mënyrën e duhur.
Është sugjeruar se mund t’i ofrojnë atij një pozicion këshillues, për shembull si sekretar teknik, i cili mund të punojë me drejtorin sportiv.
Nëse rikthehet si lojtar ndërkohë do të duhej të sqarohej edhe roli i tij.
Me kontratën e tij me PSG-në që skadon në fund të sezonit, mundësia ekziston, por ai do të duhej të bënte një ulje serioze të pagës për ta bërë këtë, megjithëse kjo është diçka që ai ndoshta do të ishte i lumtur ta bënte.
Pastaj është pyetja se ku do të përshtatej ai në planet e Xavi në moshën 36-vjeçare.