Ballkani është lider i Grupit G të Ligës së Konferencës, pas ndeshjeve të xhiros së tretë. Grupi është plotësisht i barabartë. Të gjitha katër përfaqësueset i kanë nga katër pikë, përkatësisht nga një fitore, një barazim e një humbje. Për më tepër edhe goldallimi i skuadrave është i njëjtë.
Por Ballkani është i pari pasi ka shënuar më shumë gola. I ka shënuar shtatë dhe i ka pranuar shtatë. Sivasspori është i dyti me goldallim 5:5. Slavia e treta ka shënuar katër gola dhe ka pranuar katër. Dhe Cluji, i fundit në grup, ka shënuar dy gola dhe ka pranuar dy.
Pas fitores 4:3 të Ballkanit ndaj Sivassporit në Turqi, prej orës 21:00 u zhvillua ndeshja Slavia Praga – CFR Cluj. Cluji rumun fitoi 1:0.
Golin e vetëm e shënoi Rangelo Janga. Ai realizoi në minutën e 45-të.
Më 13 tetor Cluji e pret Slavina, ndërsa ballkani e pret Sivassporin.