Mesfushori i SC Gjilanit, Arbnor Ramadani është zgjedhur futbollisti më i mirë i xhiros së 10-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ramadani e ka marrë çmimin ‘Ylli i javës” pas një paraqitje të mirë në barazimin 1-1 ndaj FC Ferizajt, ku shënoi golin e barazimit.
Mesfushori gjilanas ka deklaruar se ndjehet mirë për vlerësimin që iu ka bërë dhe e sheh si motivim për të ardhmen, raporton Gazeta Enigma.
“Ky çmim besoj që do të më shërbej si një motivim shtesë për ndeshjet në vazhdimësi. SC Gjilani përkundër problemeve të cilat janë të njohura për opinionin, po arrin ta mbajë hapin me skuadrat tjera. Edhe më tej do të synojmë kreun e tabelës dhe uroj që sa më shpejt problemet e klubit të gjejnë zgjidhje. Ne kemi skuadër të fortë dhe kualiteti na lejon që të besojmë dhe të punojmë për kreun e tabelës”, ka theksuar Arbnor Ramadani për faqen zyrtare të FFK-së.