Federata e Boksit e Kosovës pret medalje të artë nga Donjeta Sadiku në Evropianin që do të mbahet në Budva të Malit të Zi.
Evropiani nis të premten ndërsa përfundon më 23 tetor. Fituesja e medaljes së bronztë në Botërorin e mbajtur muaj më parë, drejt Malit të Zi udhëton të mërkurën.
“Sipas trajneres Marjola Sallauka, Donjeta është në formë të mire dhe e përgatitur maksimalisht për ketë kampionat Evropian, gjersa shpreson e beson se nga ky kampionat Evropian, Donjeta do të kthehet si kampione me medalje të artë. Duhet cekur se boksierja Sadiku ka qenë kampione Evropiane juniore dhe nënkampione e Evropës për të reja (Youth),dhe këtë vit presim që Donjeta të kurorëzohet me titullin e kampiones së Evropës dhe me medaljen e artë edhe si seniore”, shkruan në njoftimin e Federatës së Boksit të Kosovës.