Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, ka thënë se fjalimi i saj sot Asamblenë e Këshillit të Evropës ishte një emocion i fortë.
Bogujevci tha u ndje mirë edhe për faktin që kryesuesja e parlamentit para se t’ia jepte fjalën e dha një njoftim që për Kosovën është hera e parë që po i jepet e drejta e fjalës.
“Kështu që e krijoi një atmosferë të mirë, njëkohësisht edhe të këndshme për mua përpara se ta marr fjalën. Natyrisht që i kisha edhe kolegët e mi rreth meje të cilët më kanë përkrahur dhe i kam pasur afër që nga fillimi, gjë që e bën punën time shumë më të lehtë”, është shprehur Bogujevci në “Info Magazine” në Klan Kosova.
Tutje, ajo tha se ndonëse Kosova e shkroi historinë, sot kishte gjëra që u mbeten merak edhe deputetin Enis Kervan e deputetit Arben Gashi.
“Njëra prej gjërave që na ka mbetur merak ta themi është ajo që deputeti Enis Kervan dëshironte të fliste për çështjen e të drejtave të minoriteteve në vendin tonë për shkak se jemi shembull si vend dhe nuk u krijua mundësia që ai të flas”.
“Gjithashtu, deputeti Arben Gashi kishte tema specifike që lidhen me diskutimet që janë bërë brenda Këshillit të Evropës, që ishin të pamundshme të diskutoheshin”, është shprehur Bogujevci.
E dyta e kuvendit tha se e mira është që tash e tutje, Kosova do ta ketë mundësinë që të kyçet më shpesh në debate, teksa shtoi se ky është veç fillimi.
VIDEO: