Skuadra e Juventusit i ka bërë ofertë zyrtare Interit për mbrojtësin e krahut të majtë, Robin Gosens.
“Calciomercato” ka raportuar të enjten se Juventusi nuk ka ofruar para, por i ka ofruar Interit shkëmbimin e Gosensit me mesfushorin Weston McKennie.
Amerikani McKennie pëlqehet shumë nga trajneri i Interit, Simone Inzaghi kurse Gosens te Juventusi po shihet si përforcim ideal për krahun e majtë të mbrojtjes.
Gosens ishte pranë largimit nga Interit para fillimit të këtij edicioni pasi nuk bën pjesë në planet e Interit dhe gjasat janë të mëdha që të shkëmbehet me McKennien në janar.
Gosens 28-vjeçar ka kontratë me Interin deri në vitin 2026, ndërsa McKenniet i skadon kontrata me Juventusin në vitin 2025.