Një fëmijë në Prishtinë është kafshuar nga qeni në institucionin parashkollor “Gëzimi ynë” në Ulpianë, duke i shkaktuar plagë në këmbë.
Prindërit e fëmijës kanë njoftuar për rastin dhe për këtë ngjarje është në dijeni edhe komuna e Prishtinës dhe kryetari Përparim Rama.
Gazeta Express ka siguruar fotografitë, derisa është në pritje të përgjigjes nga Policia e Kosovës dhe QKUK, nëse fëmija është trajtuar aty nga plagët që ka marrë.
Problemi me qentë endacakë është ngritur shpesh nga qytetarët, megjithatë ende s’ka zgjidhje konkrete nga komuna.