Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Muajit të luftës kundër kancerit të gjirit, sot do ta vizitojë Klinikën e Onkologjisë.
Ngjarja nis në orën 10:15 sipas njoftimit nga presidenca.
Pas takimit me strukturat drejtuese të ShSKUK-së dhe Klinikës së Onkologjisë, Osmani do të ketë deklaratë për media.