Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar në takim liderët opozitarë, derisa takimi është paraparë të mbahet të premten në ora 12.00.
Gazeta Enigma ka siguruar imeillen me të cilën zyra e kryeministrit iu ka bërë ftesë për takim liderëve opozitarë.
Ky zhvillim pason nga vizita në Kosovë, e emisarit special amerikan për Ballkanin Perëndimor dhe çështje të tjera, Gabriel Escobar.
Ndryshe, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka mirëpritur ftesën e kryeministrit, Albin Kurti për t’u takuar të premten.
Këtë e kanë konfirmuar për Gazetën Enigma nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës