Sot fillojnë punimet Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, hapjen do ta bëjë presidentja Osmani

Sot fillojnë punimet Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, hapjen do ta bëjë presidentja Osmani

Edicioni i parë i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë do t`i nisë punimet më 22 tetor, në ora 9:00, në hotel “Emerald”.

Hapjen zyrtare të Forumit ndërkombëtar do ta bëj Presidentja Vjosa Osmani, e cila do të pasohet me një video mesazh nga presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Në hapjen e Forumit, në panelin e parë, përpos Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti do të marrin pjesë edhe: presidenti i Maltës, George Wella, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, zv.kryeministrja, njëherësh ministre për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Jovana Maroviq dhe zëvendëspresidentja e Palaut, J. Uduch Sengebau.

Forumi do t`i zhvillojë punimet me pjesëmarrjen edhe të ministrave dhe përfaqësuesve të lartë nga vende të ndryshme të botës, të cilët në Prishtinë do t`i adresojnë të arriturat dhe sfidat në agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë.

Related Articles