Java e 13-të starton sot me dy ndeshje shumë interesante, vëmendja në Prishtinë

Java e 13-të starton sot me dy ndeshje shumë interesante, vëmendja në Prishtinë

Ky vikend sjell javën e 13-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kjo javë hapet sot me dy ndeshje, teksa vëmendja pritet të jetë në ndeshjen Prishtina – Llapi.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 18:00.

Ndeshja tjetër do të zhvillohet në Gjilan, mes Dritës dhe Ferizajt. Kjo ndeshje do të luhet nga ora 13:oo.

Related Articles