Shala i PDK-së: Ligji i Pagave të përfundojë brenda këtij viti, paga minimale duhet të jetë nga 350 deri 400 euro

Shala i PDK-së: Ligji i Pagave të përfundojë brenda këtij viti, paga minimale duhet të jetë nga 350 deri 400 euro

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar nga ekzekutivi që për këtë vit kalendarik të përfundojë Ligji i Pagave shkruan Gazeta Enigma.

PDK-ja ka kërkuar që në pagën minimale të mos përjashtohen veteranët e UÇK-së dhe që të ndryshohet shuma e propozuar nga qeveria.

Tutje Shala ka tha se sipas PDK-së paga minimale duhet të jetë nga 350 deri në 400 euro.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, në një përgjigje për Gazetën Enigma ka thënë se Ligji I Pagave duhet sa më shpejt të votohet në kuvend për shumë arsye, duke veçuar atë të rritjes së inflacionit.

‘’Ligji i Pagave do të duhej me ardhur tashmë në kuvend për shumë arsye. Mund të veçojmë arsyen e inflacionit tepër të lart që ka përfshirë ekonominë e vendit, kriza ekonomike, përgatitjet e qytetarëve për sezonin dimërorë, dhe shumë ekonomi familjare që janë në skamje të skajshme e që varen nga paga minimale e cila nuk I plotëson as për së afërmi konditat e mbijetesës ekonomike’’, tha Shala për Enigmën.

Sipas tij paga minimale nuk mund të jetë aq sa është propozuar nga qeveria në draft ligjin e parë.

‘’Ne kemi kërkuar dhe vazhdojmë të kërkojmë që Ligji I Pagave duhet të hyjë në funksion sa më pare dhe me një ndryshim esencial substancial krah asaj që paga minimale nuk mund të jetë aq sa është propozuar nga qeveria në draft ligjin e parë’’, ka deklaruar ai.

Shala i PDK-së thotë se paga minimale duhet të jetë nga 350 deri në 400 euro.

‘’Paga minimale duhet të jetë mes 350 dhe 400 euro, por gjithsesi duhet që me akterët social të negociohet dhe të vendoset sa më shpejt ky ndryshim i minimumit të pagës minimale’’, tha Shala.

Tutje Shala ka kërkuar që në pagën minimale të mos përjashtohen veteranët e UÇK-së.

‘’Definitivisht pjesa kryesore e kategorive sociale janë kategoritë e dala nga lufta e veteranëve dhe kategorive të tjera, invalidët e kështu me radhë, pa  përjashtuar edhe kategoritë e tjera sociale por që ne kemi mbështetur dhe mbështesim në kontonoitet kërkesat e kategorive të dalura nga lufta’’, ka përfunduar Shala.

/GAZETAENIGMA/

Related Articles