Plani franko-gjerman, Kurti: Jemi të interesuar që sa më parë të bëhet marrëveshja përfundimtare me Serbinë

Plani franko-gjerman, Kurti: Jemi të interesuar që sa më parë të bëhet marrëveshja përfundimtare me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sa i përket planit franko-gjerman ka thënë se janë duke u përgatitur për takimin e 3 nëntorit që do të mbahet në Gjermani i cili sipas tij synim ka rifuqizimin e Procesit të Berlinit.

“Ky është përkushtimi ynë kryesor”, shtoi kryeministri duke thënë se për marrëveshjen përfundimtare duhen takime tjera për çka ai është i gatshëm.

I pyetur për propozimin franko-gjerman, Kurti nuk ka dashur të përgjigjet në mënyrë direkte, derisa ka shtuar se janë të gatshëm për të diskutuar për kornizën e një marrëveshjeje përfundimtare.

“Sa i përket takimeve për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes së ardhshme, ai është një proces i ndarë dhe kurdo që konsiderojnë se ne duhet të ftohemi për një takim të tillë në kemi shprehur kaherë gatishmërinë tonë”, deklaroi Kurti për RTV Dukagjinin.

I pari i qeverisë thotë se Serbisë nuk i konvenon marrëveshja përfundimtare, derisa Kosova është që ajo të bëhet sa më parë.

“Është Beogradi ai që ka konsideruar se është për hapa të vegjël dhe jo për kornizën e përgjithshme. Neve na intereson korniza e përgjithshme e cila është për normalizim të plotë me njohjen reciproke në qendër. Ne jemi të interesuar që sa më parë të bëhet ajo marrëveshje, por nuk varet vetëm prej neve”, deklaroi tutje Kurti.

Related Articles