Vaksinimet ofrojnë shenja pozitive të rezistencës ndaj shtrirjes së variantit indian, që është përhapur në Britani.
Zyrtarët në Whitehall të cilët kanë parë disa të dhëna që i kishin në dispozicion thuhet se janë optimistë në luftimin e variantit indian, zbuloi një burim i brendshëm, raporton The Sun, transmeton Gazeta Enigma.
Ai tha: “Ka besim te të dhënat e hershme”, duke shtuar se ata ishin “optimistë” për gjetjet fillestare.
Zyrtarët thanë se kishte pasur vetëm një rritje të rasteve me këtë variant në popullatën e pa vaksinuar.
Por ministrat dhe ekspertët do të duhet të presin me javë të tëra para se të arrijnë në një përfundim të sigurt.
Ministri i Shëndetësisë Edward Argar tha: “Të gjitha provat e deritanishme sugjerojnë se nuk ka rritje të ashpërsisë së sëmundjes”.
Profesori Anthony Harnden, i Komitetit të Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin, tha se vaksinat janë “pothuajse me siguri më pak efektive” në zvogëlimin e transmetimit të variantit Indian, por ende kryejnë punë në parandalimin e sëmundjeve të rënda. /Gazeta Enigma/