Manchester Unitedi është favorit për ta transferuar sulmuesin e Atletico Madridit, Joao Felix, ka njoftuar të premten “Cadena SER”.
Mësohet se Unitedi po synon transferimin e portugezit në afatin kalimtar të janarit dhe tashmë ka nisur negociatat me Atleticon.
Felix po kërkon me ngulm largimin nga ekipi spanjoll për shkak të hapësirës së vogël që e ka pasur këtë edicion, ndërsa Atletico për kartonin e tij po kërkon mbi 80 milionë euro.
Sulmuesi 22-vjeçar është pjesë e Atleticos prej vitit 2019, ndërsa këtë edicion ka dy gola e tri asistime në 16 paraqitje në të gjitha garat.
Ai ka kontratë me skuadrën spanjolle deri në verën e vitit 2026.
Situata e tij tek Atletico ka kohë që po monitorohet edhe nga Bayern Muencheni.