Kanë përfunduar 45 minutat e pjesëve të para në dy ndeshjet e sotme në Albi Mall Superligë që po zhvillohen në kuadër të javës së 15-të.
Trepça ’89 e Drebica po luajnë baras 0:0 derisa në fushë përkundër mungesës së golave është zhvilluar një ndeshje e luftuar shumë.
Në anën tjetër Dukagjini po udhëheq me rezultat 1:0 ndaj Malishevës me një gol të shënuar në minutat shtesë të pjesës së parë. Malisheva po luan me një lojtar më pak pasi Bleart Tolaj është përjashtuar me karton të kuq.