I vihet zjarri një objekti, pronë e zyrtarit policor në Leposaviq

I vihet zjarri një objekti, pronë e zyrtarit policor në Leposaviq

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 04:00 pas mesnate ka pranuar një informacion për djegien e një objekti (shtalle), pronë e viktimës mashkull kosovar i komunitetit serb, me banim në Komunën e Leposaviqit.

Sipas njoftimit të policisë, njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore.

Policia është duke vazhduar hetimin për zbardhjen e këtij rasti dhe rasteve të tjera të zjarrvënieve, të ndodhura dhe të orientuara ndaj pronave private.

“Policia e Kosovës do të kujdeset në ofrimin e sigurisë ndaj qytetarëve pa dallime, në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, zbulimin e akteve të tilla kriminale dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së kryerësve të këtyre veprave kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se ky nuk është rasti i parë që po ndodh gjatë javëve të fundit, ku zyrtarë e banorë serbë janë kërcënuar në forma të ndryshme në mënyrë që të mos respektojnë vendimet e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Related Articles