Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për çështjen e targave në Bruksel.
Këtë e ka konfirmuar Josep Borrell, shefi i diplomacisë së BE-së, teksa ka dhënë detaje të reja për publikun e gjerë.
Sipas tij, Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.
Në anën tjetër, ai njoftoi se Kosova dhe Serbia tani do të përqendrohen në propozimin e BE-së, i cili sipas kryeministrit Albin Kurti është një bazë e mirë.
Këtë propozim e kanë mbështetur edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe Gjermania bashkë me Francën.
Në Twitter, diplomati spanjoll njoftoi se do t’i ftojë palët në ditët në vijim për të diskutuar hapat e ardhshëm.
“E falënderoj emisarin Miroslav Lajcak & palët për punën e palodhur”, shkroi Borrell.