Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka dorëzuar sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj shtatë të arrestuarve për rastin ku të hënën u sekuestruan 400 kg kokainë.
Lajmin e ka konfirmuar prokurori special, Valdet Gashi, i cili tha se kërkesën e kanë dorëzuar sot, porse ende nuk kanë pranuar ftesën për mbajtjen e seancës nga ana e gjykatës.
Ndryshe, Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh për ditën e hënë, ka treguar se përveç rreth 400 kg kokainë që janë sekuestruar në Lipjan, dje kanë sekuestruar edhe armë, para, telefona dhe llaptop.