Dyshimet për vrasje në oborrin e QKUK’së, vjen reagimi nga SHSKUK-ja

Dyshimet për vrasje në oborrin e QKUK’së, vjen reagimi nga SHSKUK-ja

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka reaguar pas raportimet se një vdekje ka ndodhur në oborrin e QKUK’së.

Përmes një njoftimi në Facebook, ShSKUK’ja, konfirmon se sonte rreth orës 18:00, në oborrin e QKUK-së ka ndodhur një vdekje.

Në njoftim thuhet se organet policore menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe dyshimet e para nga Policia janë se bëhet fjalë për vrasje.

“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim të sqarimit të plotë të ngjarjes. Detajet e tjera do të jepen nga organet kompetente që janë duke kryer hetimet”.

Related Articles